Air Optix Night and Day Aqua (3 +1 lente)
Lentet e kontaktit Air Optix Night and Day Aqua, janë dizenjuar për 1 muaj. Sipas prodhuesve – Alcon – këto lente kontakti (i vendos në mëngjes dhe i heq në darkë) janë të krijuara edhe për përdorim të vazhdueshëm. Kjo tregon se ju mund ti mbani 30 ditë dhe 29 netë, pra nuk është e nevojshme ti hiqni gjatë fjetjes.
Megjithatë kjo bëhet me konsultë tek okulisti pasi ne jemi të gjithë të ndyshëm. Për më tepër, duhet theksuar se edhe në mesin e profesionistëve qendrimet ndaj lenteve të kontaktit për orare të zgjatura ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Shumë profesionistë okulistë nuk e rekomandojnë përdorimin e lenteve me orare të zgjatura për të gjithë, të tjerë rekomandojnë që ti heqin lentet pas pesë ditëve etj.
Lentet e kontaktit Air Optix Night and Day Aqua janë të jashtëzakonshme për pėrshkueshmërinë e lartë të oksigjenit të tyre në saj të së cilës kornea ka furnizim të mjaftueshëm me oksigjen edhe kur sytë janë të mbyllur nga qepallat (gjatë gjumit).
Air Optix Night and Day Aqua janë padyshim ndër më të famshmet në treg për cilësinë e tyre.









